HARRUAT DETAJET TUAJA?

Reth Klinikës

Buzëqeshja juaj detyrimi jonë!

Klinika Dentare Uno Dental gjendet në qendër të qytetit të Tetovës ofron një shumëllojshmëri shërbimesh në fushën e stomatologjisë duke kombinuar teknologjinë më të fundit me angazhimin maksimal nga stafi i mjekëve që nevojat e pacientit në klinikë të kryhen e të realizohen në mënyrën më të mirë të mundshme. Klinika Dentare Uno Dental me vendndodhje në qendër të qytetit të Tetovës,  jemi të fokusuar në krijimin e një lidhjeje unike me pacientët tanë, nga ofrimi i një ambienti modern shumë relaksues, ngrohtësi dhe profesionalizëm deri te vëzhgimi pas trajtimit. Theks të veçantë i kushtojmë kontrolleve rutinë nga të cilat parandalojmë me shumë efektivitet dhe sukses zhvillimin e mëtejshëm të çrregullimeve të regjionit oro-facial. Ne si klinikë dentare jemi gjithashtu të fokusuar në edukimin e pacientëve tanë duke filluar me mirëmbajtjen e rregullt të higjienës orale, kontrollet rutinë, zbulimin e hershëm dhe parandalimin e sëmundjeve të dhëmbëve si dhe këshilla se si dhëmbi natyral ka vlerë thelbësore në zgavrën e gojës. Edhe kur lind nevoja që pas shumë përpjekjeve për të shpëtuar një ose disa dhëmbë, ata humbasin, ne jemi maksimalisht të përkushtuar për t'i zëvendësuar në mënyrën më natyrale të mundshme.

Si filloi e gjithë kjo:

Fillimi i një suksesi

Klinika Uno Dental

Ishte viti 2019 unë bashkë me gruan time Dr. Artën e morëm vendimin më të rëndësishëm në aspektin profesional, që të hapim klinikën tonë private, dhe me përkushtimin maksimal të jemi në shërbim të pacientëve tanë.

Motivi kryesor i yni është lumturia e pacientit pas trajtimit në klinikën tonë.

 

Pra motoja jonë është pasioni, kujdesi ndaj pacientit, standardet profesionale, zhvillim , ndikim në komunitet etj.

 

Ju mirëpresim ne klinikën tonë.

Dr Argjent Mustafai

Drejtori Gjeneral

Pasioni dhe Ofrimi i ndihmës: Vendimi për të hapur një klinikë dentare private shfaq pasionin dhe dëshirën për të ndihmuar pacientët në mbrojtjen dhe përmirësimin e shëndetit oral. Ky është një angazhim i madh ndaj kujdesit shëndetësor dhe ndaj komunitetit.

Kujdesi ndaj Pacientëve: Si profesionistë të fushës dentare, jemi në pozitë të rëndësishme për të ofruar kujdesin më të mirë dhe më të personalizuar pacientëve tanë. Kjo përfshin një komunikim të mirë me pacientët, një plan të personalizuar të trajtimit dhe sigurimin e një mjedisi të këndshëm dhe të sigurt.

Standardet Profesionale: Hapja e një klinike dentare private është një përgjegjësi e madhe për të respektuar dhe zbatuar standardet profesionale dhe etike të fushës së stomatologjisë. Ky aspekt ndihmon në ndërtimin e besimit te pacientët dhe në krijimin e një emri të mirë për klinikën tonë.

Zhvillimi i Biznesit: Në këtë rrugëtim, duhet të jemi të përgatitur për menaxhimin e një biznesi, përfshirë aspektet financiare, administrative, dhe marketingun. Këto janë pjesë të rëndësishme të ndërtimit të një klinike të suksesshme private dentare.

Ndikimi në Komunitet: Klinika Uno Dental mund të ndikojë në mënyrë pozitive në komunitetin tonë duke ofruar kujdes shëndetësor oral cilësor dhe duke ndihmuar në edukimin e pacientëve rreth rëndësisë së shëndetit të gojës dhe dhëmbëve.

Ju prezantojmë klinikën tonë dentare

Mirë se vini në Klinikën Dentare "UNO DENTAL"!

Ne jemi një klinikë e specializuar në ofrimin e shërbimeve të kujdesit stomatologjik me një fokus të veçantë në shëndetin dhe estetikën e gojës tuaj. Me një përvojë të pasur dhe një ekip të përkushtuar të stomatologëve të specializuar, jemi krenarë të ndihmojmë pacientët tanë të kujdesen për dhëmbët e tyre dhe të realizojnë një buzëqeshje të shëndetshme dhe të bukur.

Për ne, qëllimi ynë është të ndihmojmë çdo pacient të kujdeset për shëndetin e gojës dhe të fitojë një buzëqeshje të shëndetshme dhe të sigurtë.

Ju ftojmë të na vizitoni në Klinikën Dentare "UNO DENTAL" për një përvojë të kujdesit të cilësisë së lartë. Kontaktoni për një konsultim ose rezervoni një termin!

Pse duhet zgjedhur UNO DENTAL?

Për ne, qëllimi ynë është të ndihmojmë çdo pacient të kujdeset për shëndetin e gojës dhe të fitojë një buzëqeshje të shëndetshme dhe të sigurtë.
Ju ftojmë të na vizitoni në klinikën Dentare Uno Dental.

Vlersime nga pacientët

Jam shumë e kënaqur kam dhëmb shumë të bukur zirkoni njerëz shumë të mirë Praktikë e pastër e mirë dhe cmime te mira 👍 dhe pavarësisht në cfarë ore nesër në mbrëmje apo natën dentisti ishte gjithmonë aty Faleminderit përsëri ☺️

Helena Cufi

I kam zbardhuar dhëmbët dhe jam shumë e lumtur. Rezultati është bërë perfekt. Do të rekomandoja praktikën në çdo kohë. Ekipi i madh familjar. Faleminderit.

Natalie Händel

Numrat flasin për vete.

0

plus pacientë kemi ndihmuar deri tani

0

Klinik

0

Mjek

0

Pajisje moderne

LART